Fier/ Edukatorja e kopshtit shtetëror rreh 4 vjeçarin, dhunohet nga mamaja e fëmijës
Dy gra janë proceduar penalisht në Fier, pasi dyshohet se janë përfshirë në një konflikt që lidhet me keqtrajtimin e një fëmije 4-vjeçar në një kopsht shtetëror. Sipas njoftimit të policisë, një 44-vjeçare, e cila punon si edukatore në kopsht, dyshohet se ka keqtrajtuar fëmijën e një 29-vjeçareje, të dyja banuese në Fier. Nga ana tjetër, 29-vjeçarja dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj edukatores. Për rastin, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Fier kanë proceduar penalisht të dyja shtetaset.
Burimi:
syri.net