Festivali “Nat e Dit” sjell kinematografinë shqiptare dhe kosovare në Helsinki

Festivali “Nat e Dit” sjell kinematografinë shqiptare dhe kosovare në Helsinki

10 November, 2026 - 20:30 Kinematografia shqiptare dhe kosovare do të prezantohet në Helsinki të Finlandës, përmes festivalit “Nat e Dit”, i cili do të mbahet më 28 dhe 29 nëntor 2026, në kinemanë “Kino Konepaja”. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Finlandës në Prishtinë, sipas së cilës festivali synon të promovojë filmin shqiptar dhe kosovar, duke krijuar një hapësirë për shkëmbim kulturor dhe prezantimin e historive nga të dyja vendet, përcjell KultPlus. Gjatë dy ditëve do të shfaqen filma nga Kosova dhe Shqipëria, të shoqëruar me diskutime me mysafirë të ftuar. Programi përfshin gjithashtu një dokumentar të regjisores finlandeze Elli Rantala, një panel diskutimi mbi përvojat shqiptare, si dhe një mbrëmje festive të shtunën, kushtuar Ditës së Flamurit. Mbrëmja festive do të...