Festivali i Teatrove në Suharekë sjell sonte “Dramë për të qesh”
12 September, 2026 - 12:00 Festivali i Teatrove në Suharekë vazhdon sonte me natën e katërt të programit, ku publiku do të ketë mundësi të ndjekë shfaqjen “Dramë për të qesh”, të sjellë nga Teatri i Tetovës. Shfaqja vjen me regji të Sulejman Rushitit dhe mbledh në kast aktorët Arsim Kaleci, Sheqerije Ilazi, Petrit Neziri, Ermal Çanga, Arta Zejneli, Elmir Sejfullai, Sami Mustafa, Abdulla Osmani, Bekim Jahiu, Linda Shabani dhe Hasim Memishi Sopi. “Dramë për të qesh” do të shfaqet në orën 19:00 në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, duke vazhduar programin e festivalit me një tjetër produksion teatror nga rajoni./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com