Festivali i Filmit në Venecia, “përplasja në agjendë” apo diçka tjetër çoi në vendimin për të anuluar konferencën për shtyp të jurisë

Festivali i Filmit në Venecia, “përplasja në agjendë” apo diçka tjetër çoi në vendimin për të anuluar konferencën për shtyp të jurisë

Festivali i Filmit në Venecia ka marrë vendimin e pazakontë për të anuluar konferencën tradicionale për shtyp me jurinë, e cila zakonisht zhvillohet përpara nisjes së garës zyrtare të filmave, e planifikuar të mërkurën. Vëzhguesit e industrisë së filmit kanë spekuluar se vendimi mund të jetë marrë për të shmangur pyetjet e ndjeshme politike, të cilat janë bërë pjesë e konferencave për shtyp në festivalet e mëdha të filmit. Organizatorët e edicionit të 83-të të festivalit e kanë mohuar këtë pretendim dhe thanë për revistën e industrisë së filmit “Deadline”, se konferenca ishte anuluar për shkak të një “përplasjeje në agjendë”. Konferenca, në fillim të festivalit me anëtarët e jurisë, që vlerësojnë filmat në garë është një praktikë e zakonshme në festivale të mëdha si...