Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë përmbyllet sot me libra, robotikë dhe inteligjencë artificiale
Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë përmbyllet sot, më 27 shtator, me një program të veçantë për fëmijët dhe familjet në Amfiteatrin e Sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Dita e fundit e edicionit të katërt sjell një program që ndërthur librin, teknologjinë, edukimin dhe argëtimin. Fëmijët do të kenë mundësi të marrin pjesë në aktivitete me robotikë dhe inteligjencë artificiale, të përshtatura për moshat e tyre nga Shkolla Digjitale, ndërsa programi do të shoqërohet edhe me maskota, lojëra, fotografi dhe aktivitete të tjera argëtuese. Në kuadër të panairit, shtëpitë botuese do të ofrojnë gjithashtu zbritje dhe oferta të veçanta për ditën e fundit, duke u mundësuar prindërve dhe fëmijëve të blejnë libra me çmime më të favorshme. Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë...
Burimi:
kultplus.com