Fernandes: Nuk duhet të bëjmë të njëjtat gabime si në të shkuarën, të rigjejmë shpirtin e skuadrës

Fernandes: Nuk duhet të bëjmë të njëjtat gabime si në të shkuarën, të rigjejmë shpirtin e skuadrës

18 Shtator 2026 12:30 Telesport Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, përdori një ton kritik ndaj shokëve të tij të skuadrës pas eliminimit nga Carabao Cup. “Djajtë e kuq” u mundën 3-2 në fushën e tyre nga Brighton, ndeshje ku vendasit udhëhiqnin 2-0. Mesfushori portugez shprehur frikën se këto janë situata që nuk duhen toleruan më në të ardhmen, për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës. Ai pranoi se një vetkënaqësi ndali skuadrën e tij pas avantazhit të dyfishtë. “Ishin pothuajse të njëjtat gabime që bënim edhe sezonin e kaluar, kur ia japim shumë topin kundërshtarit. Nuk duhej të tërhiqeshim, por të bënim më shumë presion, të ishim më agresivë”, tha Fernandes. “Kundër këtyre llojeve të ekipeve, ata mezi e presin atë moment përgjumje...