Fermerët ndezin zjarre në protestat kundër buxhetit në Holandë! Sabotohen shinat hekurudhore, bllokohen trenat dhe rrugët

Fermerët ndezin zjarre në protestat kundër buxhetit në Holandë! Sabotohen shinat hekurudhore, bllokohen trenat dhe rrugët

Fermerët në Holandë ndezën zjarre pranë autostradave, duke shkaktuar kaos në trafik, ndërsa autoritetet po hetojnë edhe një incident sabotimi në rrjetin hekurudhor, pak para fillimit zyrtar të sesionit të ri parlamentar. Kompania holandeze e menaxhimit të infrastrukturës hekurudhore, ProRail, bëri të ditur se tuba të hollë ishin lidhur qëllimisht me shinat në më shumë se 20 pika të ndryshme. Incidentet u regjistruan kryesisht në zona rurale në pjesët qendrore dhe lindore të vendit. Për shkak të sabotimit, trenat në zonat ku u bllokuan linjat u ndaluan, ndërsa pati ndërprerje të konsiderueshme edhe në pjesë të tjera të rrjetit, përfshirë linjat ndërkombëtare drejt Gjermanisë. ProRail tha se materialet ishin vendosur në shina qëllimisht dhe për këtë arsye incidenti është klasifikuar si sabotim. Tubat shkaktuan probleme...