Ferati-Hoxha diskutojnë për Korridorin VIII dhe bashkëpunimin dypalësh
Ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive i Maqedonisë së Veriut, Agon Ferati, është takuar në Tiranë me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha. Në qendër të diskutimeve ishin forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, përmirësimi i lidhjeve infrastrukturore dhe thellimi i bashkëpunimit në kuadër të integrimit evropian. Gjatë takimit, Ferati prezantoi angazhimin e institucionit që drejton për të krijuar një klimë më të mirë bashkëjetese mes komuniteteve etnike dhe për të luftuar stereotipat që ndikojnë negativisht në marrëdhëniet ndërmjet tyre. Ai vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për nxitjen e kohezionit social dhe afrimin e qytetarëve. Nga ana e tij, ministri Ferit Hoxha shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të zgjeruar bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut në fusha të ndryshme. Një vëmendje e...
Burimi:
kohajone.com