“Fëmijët e saj”, rikthehet i restauruar në ekran 69 vite pas realizimit

“Fëmijët e saj”, rikthehet i restauruar në ekran 69 vite pas realizimit

69 vite pas realizimit, filmi i parë artistik tërësisht shqiptar, “Fëmijët e saj”, është rikthyer në ekranin e madh te kinemasë i restauruar. Premiera e filmit u zhvillua në Kinema Drita, në mjediset e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Filmi me regji të Hysen Hakanit, është i metrazhit të shkurtër, realizuar në vitin 1957 si punë diplome. Ai zgjat vetëm 14 minuta, por zë një vend të rëndësishëm në fillesat e kinematografisë shqiptare. Restaurimi i tij vjen në vazhdën e disa restaurimeve të tjera të rëndësishme, në kuadër të nismës së AQSHF-së, “Adopto një film”, përmes së cilës filmat e vjetër shqiptarë marrin jetë duke u restauruar. “Është shumë kënaqësi që ta nisim sezonin e restaurimeve me filmin e parë shqiptar, por edhe me një...