Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

Fëmijët dyshohet se u helmuan, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

Gjashtë fëmijë, të cilët dyshohet se janë paraqitur me simptoma helmimi, kanë marrë ndihmë mjekësore në Korçë, pas ushqimit që kanë marrë në të njëjtin kopsht. Për ngjarjen, Policia ka nisur procedimin penal ndaj mjekes së Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Korçës dhe drejtoreshës së kopshtit. Sipas Policisë, mjekja nuk ka njoftuar autoritetet për paraqitjen e fëmijëve me simptoma helmimi. Ndërsa drejtoresha dyshohet se nuk ka përmbushur detyrimin funksional për kontrollin dhe verifikimin e ushqimit të konsumuar nga fëmijët. Njoftimi i policisë   DVP KORÇË   Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetaset: E. X., 57 vjeçe, me detyrë mjeke pranë Spitalit Rajonal Korçë, në pavijonin e Pediatrisë; M....