Fëmija 1 vjeçar dëmton dorën me grirëse mishi, niset me helikopter drejt Tiranës

Fëmija 1 vjeçar dëmton dorën me grirëse mishi, niset me helikopter drejt Tiranës

Një fëmijë vetëm 1 vjeç është dërguar me urgjencë drejt Tiranës, pasi dyshohet se ka pësuar dëmtim në dorë nga një grirëse mishi. Ngjarja është regjistruar në Skrapar, ndërsa pas incidentit fëmija ka marrë ndihmën e parë në strukturën shëndetësore të zonës. Për shkak të dëmtimit dhe nevojës për ndërhyrje të specializuar, është vendosur transportimi i foshnjës me helikopter drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet. Burime nga spitali bëjnë me dije se, gjendja e saj shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.