FemArt 14 vijon sot me diskutime, promovime librash, teatër dhe film
27 September, 2026 - 12:29 FemArt 14 vazhdon sot, më 27 shtator, me programin e ditës së tretë, i cili sjell diskutime, letërsi, teatër dhe kinematografi në disa prej hapësirave kulturore të Prishtinës. Programi nis në orën 11:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës me panelin e diskutimit “Gratë Ndërtojnë Paqen”, i cili do të trajtojë rolin dhe kontributin e grave në ndërtimin e paqes. Nga ora 13:00 deri në 15:00, po në Bibliotekën Kombëtare, do të zhvillohen dy promovime librash me shkrimtaret Bessa Myftiu dhe Aida Zherka. Në këtë kuadër do të prezantohen veprat “Dashuri në kohën e komunizmit” dhe “Eros i Heshtur”, ndërsa biseda do të fokusohet te dashuria, kujtesa, dëshira dhe rrëfimet letrare. Programi vazhdon në orën 18:00 në Teatrin Dodona, ku artistet...
Burimi:
kultplus.com