Felix Mendelssohn, kompozitori që la gjurmë të rëndësishme në muzikën romantike
Më 4 nëntor 1847, në Leipzig të Gjermanisë, vdiq kompozitori, pianisti dhe organisti Felix Mendelssohn Bartholdy, një nga figurat më të rëndësishme të muzikës së periudhës romantike. Ai u nda nga jeta në moshën 38-vjeçare, duke lënë pas një krijimtari të pasur muzikore dhe një ndikim të rëndësishëm në jetën koncertale evropiane. I lindur më 3 shkurt 1809 në Hamburg, Mendelssohn tregoi talent të jashtëzakonshëm muzikor që në fëmijëri. Ai filloi të kompozonte që në moshë të re dhe shpejt u bë i njohur si pianist dhe dirigjent. Gjatë karrierës së tij udhëtoi në disa vende të Evropës, ku interpretoi dhe drejtoi vepra të tij dhe të kompozitorëve të tjerë. Ndër veprat e tij më të njohura janë uvertura “Ëndrra e një nate vere”, e...
Burimi:
kultplus.com