FBI zbulon skemën me video-thirrje, si vodhën hakerat koreano-veriorë 400 milionë dollarë

FBI zbulon skemën me video-thirrje, si vodhën hakerat koreano-veriorë 400 milionë dollarë

Hakerë të sponsorizuar nga shteti i Koresë së Veriut kanë vjedhur më shumë se 400 milionë dollarë në kriptomonedha, duke përdorur video-thirrje të rreme për të përvetësuar identitetin e njerëzve, bëjnë të ditur autoritetet amerikane. Sipas Byrosë Federale të Hetimit (FBI), më shumë se 900 persona kanë rënë pre e kësaj skeme gjatë 18 muajve të fundit. Agjencia e ka emërtuar operacionin mashtrues “FaceStealer”. “Regjimi i Koresë së Veriut mbështetet te të ardhurat nga vjedhjet masive të kriptomonedhave për të financuar programin e tij të paligjshëm të armëve, pasi ka përvetësuar miliarda dollarë gjatë viteve të fundit”, deklaroi Brett Leatherman, drejtor i sektorit të sigurisë kibernetike në FBI. Zbulimi vjen vetëm një javë pasi Binance, bursa më e madhe e kriptomonedhave në botë, bëri të...