FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se FBI-ja po heton çështjen e marrëdhënies mes drejtuesit të kompanisë Nvidia, Jensen Huang, dhe Alice Huang, një grua e dyshuar nga autoritetet amerikane si spiune e Kinës. Trump tha se kishte biseduar me drejtuesin e kompanisë të hënën dhe e kishte pyetur nëse kishte pasur dijeni për lidhjet e saj të dyshuara me spiunazhin kinez. Sipas presidentit amerikan, Huang i ka mohuar këto dyshime. “E pyeta: ‘A e kishe idenë që ajo ishte spiune?’. Ai më tha: ‘Nuk e kisha idenë që ajo ishte spiune’ dhe unë e besoj vërtet”, u shpreh Trump para gazetarëve. Më vonë, në Shtëpinë e Bardhë, presidenti konfirmoi se FBI-ja po merret me çështjen, por nuk dha detaje se kur ka nisur hetimi...