Fatmir Xhafaj kundër Ramës: Të mos përjashtohet Spiropali dhe Ndreca
Fatmir Xhafaj ka kundërshtuar kërkesën për hedhjen në votë për përjashtimin nga Partia Socialiste të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës. Gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, që po vijon me dyer të mbyllura në Gjirin e Lalëzit, Xhafaj ka kërkuar që ndaj tyre të mos merret masa ekstreme e përjashtimit nga partia. “Të jetë ditë e parë për të gjithë. Të marrin masa, por jo të përjashtohen”, është shprehur Xhafaj. Reagimi i tij vjen pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për të hedhur në votim përjashtimin e dy socialistëve nga partia.
Burimi:
argjiroja.net