“Farsa të marrë fund”/ Balla mesazh të fortë për Hagën para vendimit për Thaçin

“Farsa të marrë fund”/ Balla mesazh të fortë për Hagën para vendimit për Thaçin

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar vendimin që pritet të shpallet më 16 shtator nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas marshimit të zhvilluar në Prishtinë në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Balla deklaroi se pret që vendimi i gjykatës të jetë pafajësia e plotë e katër të pandehurve. “Populli i Kosovës foli qartë. Më 16 shtator drejtësia e vetme që mund të bëjë gjykata është pafajësia e plotë e katër komandantëve”, u shpreh Balla. Ai e cilësoi procesin gjyqësor si një proces që, sipas tij, është zgjatur prej vitesh dhe pretendoi se Gjykata Speciale ka tejkaluar mandatin për të cilin është...