Fantazmat pas kullave të Edi Ramës/ Leje 23 kate për kompaninë që u krijua vetëm një javë më parë
Nion shpk është një kompani e themeluar në 18 korrik të këtij viti nga një shtetas i quajtur Kristi Joti. Kompania u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit në datën 23 korrik. Një javë më vonë, saktësisht në 30 korrik, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e ndërtimit për një kompleks kullash deri në 23 kate në Tiranë. Kompania që do të ndërtojë kullat është Nion shpk, e cila ishte themeluar vetëm një javë më parë, me kapital 5 mijë euro. Ky është një rekord, ndoshta botëror. Një kompani e sapothemeluar, një javë më voë merr leje ndërtimi për të realizuar një projekt gjigand. Nuk dihet se si Nion ka arritur të bëjë dokumentet, nga aplikimi për lejen deri tek miratimi i saj në vetëm...
Burimi:
sot.com.al