Fan Noli, nxënës i përjetshëm me pesë diploma

Fan Noli, nxënës i përjetshëm me pesë diploma

Nga: Nasho Jorgaqi Fan Noli është nga ato figura jo të zakonshme, që ngaherë të befason jo vetëm me veprën e gjithanshme, por edhe me jetën e tij. Mbi të gjitha, ai ishte njeri me germa të mëdha dhe si i tillë, shpërfaqet në tërë dimensionet njerëzore. Në historinë e kulturës sonë kombëtare, Fan Noli u takon atyre rasteve tepër të rralla. Konkretisht të kohës së tij, që në të katër stinët e jetës mbeti deri në fund nxënës. Nxënës në fëmini e në djalëri, në rini, në moshën e pjekurisë dhe në vitet e pleqërisë. Një nxënës krejt i veçantë, me një profil të dallueshëm nga të tjerët. Me një mençuri natyrale dhe me një etje të pashuar për dituri, gjithë vullnet dhe ambicie....