Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative
Administrata tatimore ka njoftuar se bizneset kanë edhe 57 ditë afat për të paraqitur aktin e heqjes dorë nga proceset gjyqësore dhe për të përfituar nga Falja me Kusht. Subjektet që duan të përfitojnë nga masat lehtësuese duhet të paraqesin pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore aktin e heqjes dorë nga ankimi administrativ, padia, ankimi apo rekursi. Akti paraqitet me kërkesë zyrtare nga subjekti, përpara pagesës së detyrimit principal. Respektoni afatin për të përfituar nga lehtësitë fiskale të parashikuara. Ligji i fshirjes së detyrimeve parashikon që tatimpaguesit që janë në proces ankimi administrativ ose gjyqësor mund të përfitojnë nga dispozitat e ligjit vetëm nëse heqin dorë nga ankimi administrativ ose nga e drejta e padisë, ankimit ose rekursit, sipas përcaktimeve ligjore. Paraqitja e aktit nga ana e...
Burimi:
javanews.al