Faktet flasin vetë, pas arrestimit të Veliajt është vetëm Rama dhe askush tjetër!

Faktet flasin vetë, pas arrestimit të Veliajt është vetëm Rama dhe askush tjetër!

Nga Petrit Vasili/ Arrestimi i Veliajt dhe kërcënimet e Gogut si transmetues i mesazheve të Ramës i japin fund çdo dileme mbi rolin absolut dhe autorësinë e Ramës në këtë arrestim për shkak të kapjes së plotë të Drejtësisë prej tij. Një analizë e thjeshtë tregon gjithçka qartë dhe pa ekuivok. Së pari. Arrestimi spektakolar i Veliajt në zyrë, në mes të ditës dhe i filmuar e mediatizuar në mënyrë të rrufeshme kishte të gjitha mundësitë ligjore të realizohej ndryshe. Po kështu masa shtrënguese arrest me burg i kërkuar e realizuar nga SPAK, ndërkohë që për akuza shumë më të mëdha kemi parë Karçanaj e AKSHI, Ballukun, Vlora Hysenin, Drejtorët e 5D etj. që janë me detyrim paraqitje ose arrest shtëpie. Së dyti. Nesti Angoni...