Fabregas: Como nuk synon titullin në Serie A, por jemi më lart se vitin e kaluar

Fabregas: Como nuk synon titullin në Serie A, por jemi më lart se vitin e kaluar

Një fitore që erdhi pothuajse papritur. Como diktoi lojën në Torino, por e gjeti veten në disavantazh me një gol, kur kishin mbetur edhe dhjetë minuta lojë. Më pas, në skenë doli Nico Paz; me një gol dhe një asistim brenda vetëm pesë minutash, ai e përmbysi ndeshjen. Ishte një fitore që e mbushi trajnerin Cesc Fabregas me krenari: “Jemi një skuadër që po rritemi dhe duhet ta vërtetojmë këtë në fushë. Ajo që më pëlqeu në fitoren 3-1 ndaj Torino ishte dëshira për të fituar, deri në minutën e fundit. Të fitosh në Itali është jashtëzakonisht e vështirë, ndaj dua t’u jap shumë merita djemve”. “Po përjetojmë një rrugëtim të tillë për herë të parë në historinë tonë dhe këta lojtarë më japin gjithmonë...