“Evolve Tower”, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë tek Rruga e Elbasanit

“Evolve Tower”, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë tek Rruga e Elbasanit

Edi Rama ka vendosur t’u zërë frymën banorëve të Tiranës dhe të mos kursejë më asnjë pëllëmbë të mbetur në kryeqytet, duke ngulur kulla skandaloze dhe monstra betoni direkt në xhepat e lagjeve. Evolve Tower është një kullë 21 katëshe, e cila po ngulet si çiban në një nga lagjet më të ngarkuara dhe me më pak infrastrukturë të Tiranës. Bëhet fjalë për për një bllok të ngjeshur banimi përgjatë Rrugës së Elbasanit, në rrugën Bako Dervishaj. Kulla po ndërtohet në një rrugicë të ngushtë dytësore me një sens kalimi, e cila mezi përballon qarkullimin e sotëm të makinave të banorëve. Ngritja e një çibani 21-katësh asgjëson përfundimisht lëvizshmërinë e kësaj zone, por jo vetëm aq. Kulla vendoset aq pranë strukturave ekzistuese, saqë u merr...