Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Një kompani private dhe administratori i saj janë dërguar në gjyq nga Prokuroria e Fierit, të akuzuar për fshehje të të ardhurave dhe evazion fiskal. Sipas hetimeve, shoqëria “S” sh.p.k. nuk ka deklaruar të ardhura në vlerën e mbi 133 milionë lekëve gjatë vitit 2017, ndërsa nuk ka dorëzuar as librat e shitjes dhe të blerjes. Nga kjo skemë, detyrimi tatimor i shmangur llogaritet në rreth 48.8 milionë lekë. Ndërkohë, detyrimi i përgjithshëm ndaj shtetit, duke përfshirë gjobat dhe interesat, ka arritur në 112.6 milionë lekë, ose mbi 1 milion euro. Për këtë çështje, Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shoqërinë dhe administratorin e saj, shtetasin S.L. Njoftimi i Prokurorisë së Fierit Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të...