“Eurostat”: Inflacioni në 2.7%, Kosova kryeson me 7.8%, ndërsa në BE norma u vlerësua në 3.8%
Inflacioni i matur me Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, i cili mundëson krahasimin e ndryshimit të çmimeve sipas metodologjisë europiane, u regjistrua në 2.7% në Shqipëri gjatë muajit shtator 2026. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se rritja vjetore e çmimeve në vendin tonë mbetet më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila në shtator ishte 3.8%. Në krahasim me vendet europiane, Shqipëria renditet mes ekonomive me normat më të ulëta të inflacionit, duke lënë pas vende si Malta, Çekia, Hungaria, Danimarka, Zvicra dhe Suedia. Në nivel të njëjtë me Shqipërinë, prej 2.7%, u pozicionua Finlanda. Ndërkohë, rritja më e fortë e çmimeve u regjistrua në Kosovë, me 7.8%, e ndjekur nga Rumania me 6.5% dhe Lituania me 6.1%. Edhe...
Burimi:
javanews.al