EUROPA U ZGJUA NGA LUFTA, SHQIPERIA PERFITOI NGA REALITETI I RI
Analisti Lorenc Vangjeli deklaroi se Evropa ka pësuar një ndryshim të rëndësishëm vitet e fundit dhe se kjo është reflektuar edhe në mënyrën se si ajo e sheh Shqipërinë. Sipas Vangjelit, para nisjes së luftës në Ukrainë, Evropa ishte më e fokusuar te problematikat e brendshme të vendeve kandidate, veçanërisht te korrupsioni. Ai e përshkroi atë periudhë me terma kritikë, duke e cilësuar Evropën e atëhershme si “cinike, egoiste, ksenofobe dhe arrogante”. “Evropa e djeshme, para fillimit të luftës në Ukrainë, do ta shikonte problemin e Shqipërisë përmes korrupsionit dhe do të thoshte se Shqipëria ka korrupsion endemik dhe se ky është një problem i madh që duhet të adresohet”, u shpreh Vangjeli. Sipas tij, situata ka ndryshuar pas luftës në Ukrainë. Vangjeli argumentoi se...
Burimi:
ntv.al