Europa përballë zgjerimit/ Rama: Nëse lihet Ballkani, dështon vetë BE-ja ( E PLOTE)

Europa përballë zgjerimit/ Rama: Nëse lihet Ballkani, dështon vetë BE-ja ( E PLOTE)

Një proces anëtarësimi në Bashkimin Europian që u jep vendeve kandidate qasje graduale në mekanizmat e Unionit, në varësi të progresit në reforma, nuk është më vetëm një ide. E propozuar si alternativë nga disa prej vendeve kryesore të BE-së, mes tyre Gjermania dhe Franca, kjo qasje është përfshirë në diskutimet për rishikimin e politikës së zgjerimit. Në Konferencën Ndërparlamentare të zhvilluar në Tiranë, kryeministri Edi Rama solli në vëmendje modelin e ribashkimit të Gjermanisë dhe rolin e ish-kancelarit Helmut Kohl. Sipas Ramës, Europa duhet të krijojë një mënyrë të re për ta afruar Ballkanin Perëndimor, duke i përfshirë vendet kandidate në tryezën europiane, ndërsa përfitimet konkrete të secilit vend të përcaktohen nga rezultatet dhe merita në procesin e integrimit. Rama e ilustroi këtë ide...