EUROPA NË ALARM! Zjarre, thatësirë dhe temperatura ekstreme, fatura shkon në miliarda
Vera e këtij viti po i kushton Europës miliarda euro. Valët e të nxehtit, thatësirat dhe zjarret masive kanë shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se kostoja ekonomike e katastrofave klimatike mund të fshijë edhe rritjen e brishtë të ekonomisë së BE-së. Komisioneri europian për Klimën, Wopke Hoekstra, deklaron se qeveritë nuk mund ta trajtojnë më përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike si një shpenzim dytësor. “Nëse nuk veproni, do të paguani më shumë”, paralajmëroi ai. Sipas Komisionit Europian, fatkeqësitë klimatike i kushtojnë aktualisht ekonomisë së BE-së rreth 1% të PBB-së. Kjo kosto mund të rritet në 2.3% deri në vitin 2050dhe të arrijë në 7% deri në fund të shekullit. Në vendet më të ekspozuara, humbjet e akumuluara mund të arrijnë në 7% të PBB-së vetëm gjatë periudhës...
Burimi:
ntv.al