EUROPA LEAGUE: Juventus nuk kursehet ndaj Nijmegen, “zhbllokohen” Alajbegovic & Woltemade (video)
17 Shtator 2026 21:49 Telesport Juventus është duke udhëhequr 3-0 ndaj holandezëve të Nijmegen, në pjesën e parë që po luhet në “Allianz Stadium”, ndeshja e parë në Europa League. Sfida në Torino u zhbllokua që në minutën e 9-të, ku pas një topi të gjatë të portierit bardhezi, Kamil Grabara dhe daljës së gabuar të portierit kundërshtar, ishte Nico Gonzalez që dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 23-të ishte Kerim Alajbegovic që shënoi golin e parë me fanellën e bardhezinjve. Boshnjaku shënoi me një goditje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Weston McKennie. Në minutën e 35-të, ishte radha e Nick Woltemade për të gjetur golin e parë me fanellën e Juventusit. Sulmuesi gjerman shënoi nga pika e...
Burimi:
telesport.al