“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm
Shqipëria kryeson vendet me progresin më të shpejtë në turizëm në botë, sipas Indeksit të Zhvillimit të Udhëtimeve dhe Turizmit 2026 të Forumit Ekonomik Botëror, duke shënuar një rritje prej 7% të rezultatit të saj në dy vitet e fundit, raportoi “Euronews”. Raporti vlerëson veçanërisht përmirësimet në infrastrukturën e transportit ajror dhe shërbimet turistike, ndërsa thekson se Shqipëria po ofron një alternativë më të përballueshme për vizitorët, duke ruajtur avantazhet që e bëjnë tërheqëse për turistët. Ndërsa Japonia zuri vendin e parë në renditjen e përgjithshme, Shqipëria u shpall vendi me përmirësimin më të madh në Indeksin e Zhvillimit të Udhëtimeve dhe Turizmit të Forumit Ekonomik Botëror. Edicioni i vitit 2026 i Indeksit të Zhvillimit të Udhëtimeve dhe Turizmit (TTDI) të Forumit Ekonomik Botëror sapo...
Burimi:
kultplus.com