Eurodeputetja greke sulmon ashpër Von der Leyen: Nuk ka raciste më të madhe kundër evropianëve se ju
Debati mbi Gjendjen e Unionit në Parlamentin Evropian është shoqëruar me përplasje të forta politike, ku eurodeputetja greke Afroditi Latinopoulou ka lëshuar akuza të ashpra ndaj Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Latinopoulou e cilësoi kreun e Ekzekutivit Evropian si “racisten më të madhe kundër evropianëve”, duke e bërë përgjegjëse për politikat e migracionit të paligjshëm dhe ndikimin e tyre në vendet e bllokut. Gjatë fjalës së saj, eurodeputetja akuzoi Brukselin se po e mbush Evropën me emigrantë të paligjshëm dhe po krijon ndasi nëpër lagjet e qyteteve evropiane. Ajo nënvizoi se shtetet e vijës së parë, përfshirë Greqinë, po mbajnë koston kryesore të këtij fenomeni, ndërsa institucionet evropiane mjaftohen me leksione mbi vlerat. Përveç emigracionit, Latinopoulou kritikoi ashpër Marrëveshjen e Gjelbër dhe...
Burimi:
javanews.al