Eurodeputetët në Komisionin e PE shprehën shqetësim për protestat, Tabaku: Qeveria e pakicës s’mund të mbajë peng të ardhmen e shqiptarëve

Eurodeputetët në Komisionin e PE shprehën shqetësim për protestat, Tabaku: Qeveria e pakicës s’mund të mbajë peng të ardhmen e shqiptarëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ndarë shqetësimet që shprehën disa eurodeputetë në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), në lidhje me protestat që po zhvillohen prej kohësh kundër kryeministrit Edi Rama në Tiranë. Ajo shprehet se ka ardhur koha për ndryshim dhe se qeveria e Ramës, që sipas së cilës i shërben pakicës, nuk mund të mbajë peng të ardhmen e qytetarëve shqiptarë, duke theksuar se duhet që të largohet. “Ajo që qeveria ua fsheh shqiptarëve. Dje, në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET), u dëgjuan kritika të forta për situatën në Shqipëri: për dhunën ndaj protestuesve, arrogancën ndaj kërkesave të qytetarëve dhe refuzimin e llogaridhënies përpara Kuvendit. Ju ftoj t’i dëgjoni vetë deklaratat e eurodeputetëve, nga...