Eurobond 650 milionë euro në 2027
Shqipëria pritet të emetojë një Eurobond të ri në 2027, shkruan A2CNN. Kjo është dalja e 8-të e vendit në tregjet financiare ndërkombëtare në 17 vite. Sipas projekt buxhetit për vitin e ardhshëm, vlera e eurobondit parashikohet në 62.6 miliardë lekë, i cili me kursin aktual të këmbimit shkon përafërsisht në 650 milionë euro, duke e bërë kështu eurobondin më të madh ndonjëherë për Shqipërinë. Huamarrja e huaj parashikohet të realizohet nëpërmjet disbursimit të huave që financojnë ecurinë e zbatimit të projekteve prioritare të qeverisë, si dhe disbursimit të mbështetjeve buxhetore procedurat dhe kushtet paraprake të të cilave mund të arrijnë të plotësohen gjatë vitit 2027. Në total, huamarrja e huaj gjatë vitit 2027 vlerësohet të jetë rreth 118.2 miliardë lekë, dhe duke konsideruar borxhin...
Burimi:
javanews.al