Euro U-17 për vajza/ Shqipëria barazon pa gola në ndeshjen e parë me Kosovën – Balkanweb.com – News24
Shqipëria U17 e vajzave barazoi pa gola me Kosovën U17 në ndeshjen hapëse të raundit të parë të kualifikueseve të Europianit 2027 për këtë grupmoshë. Në stadiumin “Niko Dovana” nuk munguan rastet, por asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. Trajnerja Cyme Lulaj e nisi ndeshjen me këtë formacion: Reshiti (GK),T. Hasanaj, Jahelezi, Gola, E. Hasanaj, Kola, Wintz, Maksuti, Çifliku, Ahmetaj dhe Hoxha. Ndërkohë, në pjesën e dytë u aktivizuan dhe Çelaj, Avdijaj, Kronaj, Kuka dhe Hysenaj. Skuadra kuqezi iu afrua golit me Çifliun dhe Wintz në disa momente, por pa arritur të konkretizonte rastet e krijuara. Në anën tjetër, Ambra Reshiti tregoi një nivel të lartë, duke shpëtuar në disa raste portën e Shqipërisë falë ndërhyrjeve të saj të sakta. Në...
Burimi:
gijotina.com