Euro në rënie edhe për shtatorin, pranë thyerjes së kufirit të 92 lekëve

Euro në rënie edhe për shtatorin, pranë thyerjes së kufirit të 92 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros po vijon rënien edhe në dhjetëditëshin e parë të muajit shtator. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 92.02 lekë, shumë afër nivelit minimal historik prej 92.01 lekësh të regjistruar më datë 3 shtator. Që nga fillimi i vitit, kursi i këmbimit Euro-Lek ka rënë me 4.9%, ndërsa krahasuar me një vit më parë Euro është zhvlerësuar me 5.3%. Sipas agjentëve të këmbimit valutor, oferta e Euros në treg paraqitet e lartë, çka mund të shpjegohet pjesërisht me zgjatjen e sezonit të pushimeve verore dhe me flukset e larta hyrëse të lidhura me to. Ndërkohë, hipotizohet se rënia e vazhdueshme e Euros në vitet e fundit po sjell edhe rënie të kërkesës...