Euro bie përsëri dhe i afrohet kufirit të 90 lekëve: Regjistrohet niveli më i ulët historik

Euro bie përsëri dhe i afrohet kufirit të 90 lekëve: Regjistrohet niveli më i ulët historik

Kursi i këmbimit të monedhës europiane ndaj leksut ka vijuar rënien agresive, duke u kuotuar në nivelin e 90.64 lekëve sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë. Kjo shënon kuotën më të ulët të regjistruar ndonjëherë në tregun valutor, me një zhvlerësim vjetor prej 6.2% që përfaqëson ritmin më të lartë të rënies në tre vitet e fundit. Faktorët kryesorë: Turizmi, investimet dhe orientimi drejt leksit Ekspertët e tregut e shpjegojnë këtë prirje me mbiofertën e valutës dhe rritjen e flukseve hyrëse, të cilat udhëhiqen nga sektori i turizmit dhe investimet e huaja direkte. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, investimet e huaja arritën vlerën e 1.144 miliardë eurove, me një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar....