ETEA organizon dialog për lidershipin në shkolla dhe cilësinë e arsimit

ETEA organizon dialog për lidershipin në shkolla dhe cilësinë e arsimit

Organizata ETEA do të organizojë më 3 nëntor dialogun socio-kulturor “Lidershipi në shkolla – Çfarë e bën një shkollë të suksesshme”, në kuadër të programit kulturor të Qendrës “Libart” në Prishtinë. Diskutimi do të trajtojë rolin e lidershipit në zhvillimin e shkollave, përgjegjësitë e drejtuesve dhe raportin ndërmjet autonomisë, llogaridhënies dhe cilësisë së arsimit. Përmes perspektivave akademike dhe përvojave praktike nga drejtimi i institucioneve shkollore, panelistët do të diskutojnë mënyrat se si shkollat mund të ndërmarrin iniciativa dhe të udhëheqin ndryshimet në sistemin arsimor. Në panel do të marrin pjesë Blerim Saqipi, dekan i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, Arben Nitaj, kryetar i Këshillit Drejtues të shkollës “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë, dhe Besa Gashi Dvorani, drejtoreshë e shkollës “17 Shkurti” në Obiliq. Dialogu...