Estonia do të mbyllë kufirin me Rusinë: Urdhëruan sulm ndaj kompanisë së dronëve

Estonia do të mbyllë kufirin me Rusinë: Urdhëruan sulm ndaj kompanisë së dronëve

Estonia njofton se do të mbyllë kufirin me Rusinë duke filluar nga 1 dhjetori, pasi ka akuzuar shërbimin e inteligjencës ushtarake ruse se ka urdhëruar një përpjekje për zjarrvënie ndaj një prodhuesi estonez të dronëve, shkruan Politico. Prokurorja e Përgjithshme, Astrid Asi, deklaroi të dielën se, pak pas orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës, në ambientet e kompanisë “Threod Systems” në Viimsi, pranë Talinit, janë pikasur persona të paautorizuar që përpiqeshin të hynin në ndërtesë me qëllim për t’i vënë zjarrin dhe për të shkaktuar një shpërthim. Pas këtij incidenti, Ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna, shkroi në platformën X: “Pas provave të qarta se shërbimi i inteligjencës ushtarake ruse, GRU, ka urdhëruar një akt sabotimi kundër një kompanie estoneze të industrisë së mbrojtjes,...