Espi bën heroin për Real Madrid, i dhuron 3 pikë ndaj Elche-s, Mou: Nuk vrasim dot ndeshjet e lehta (VIDEO)

Espi bën heroin për Real Madrid, i dhuron 3 pikë ndaj Elche-s, Mou: Nuk vrasim dot ndeshjet e lehta (VIDEO)

Në letër, Elche duhet të ishte një “shëtitje” për Real Madrid, fundja Barça i shënoi 5 gola, por në fushë rezultoi e kundërta, ekipi i Jose Mourinho-s vuajti jashtëzakonisht shumë ku u desh një gol i Carlos Espi në shtesë për të dale me 3 pikë. Në fakt, Arda Guler krijoi iluzionin se do ta zgjidhin lehtë këtë takim ku në minutën e 25-të, sulmuesi turk ekzekutoi një goditje fantastike, por për fatin e tij të keq u konsideruar autogol i portierit Dituro. Në të 25-tën ishte radha e Kylian Mbappe, me “gjelin” francez që konvertoi në gol assist e Diomande duke dyfishuar shifrat. Pikërisht atëherë kur gjithçka dukej nën kontroll, Real Madrid lëshoi terren në fraksionin e dytë, me Elche-n që përfitoi ku Osorio...