“Është prona ime dhe jo jotja!”- Tensione në protestën te fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz, banorët hyjnë në ambientet e “Bankers Petroleum”

“Është prona ime dhe jo jotja!”- Tensione në protestën te fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz, banorët hyjnë në ambientet e “Bankers Petroleum”

Ka nisur me tensione protesta e paralajmëruar prej dy ditësh nga banorët e zonës naftëmbajtëse Patos-Marinëz. Protestuesit kanë hapur me forcë portën e një prej sektorëve të kompanisë Bankers Petroleum dhe janë futur në ambientet e saj. Banorët kanë kërkuar largimin e punonjësve nga zona, ndërsa situata është tensionuar. Protesta zhvillohet në vijim të kërkesave të banorëve për respektimin e kontratave dhe pagesat për tokat e dhëna me qira kompanisë. “Është prona ime, jo e jotja. Kemi bërë një kontratë bashkë, por nuk po e zbaton, nuk po më jep lekët”, shprehet një nga banorët.