‘Është java e mosbindjes civile’/ Qytetari: Protestën s’e ndalin dot me forcë dhe presione!
Në protestën e 106 të mbajtur përpara Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar të përcjellin mesazhet e tyre kundër qeverisë, ndërsa një prej protestuesve e cilësoi këtë periudhë si “javën e mosbindjes civile”. Më tej, qytetari iu drejtua efektivëve të policisë, duke u kërkuar të mos përdoren, sipas tij, për mbrojtjen e politikës. Në fund, ai deklaroi se ndryshimi është pranë, ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen. Diaspora ka ardhur, Shqipëria është zgjuar, bulevardi është mbushur plot shqiptarë. Këtë protestë nuk e ndalin dot me forcën e policisë apo me frikë e presion. Kjo është java e mosbindjes civile, të tregojmë që pushteti s’mund të jetë mbi popullin. Policë ju bëj thirrje, dëgjoni zërin tonë dhe mos u bëni mbrojtje e politikës. Kjo...
Burimi:
syri.net