Erson Zymberi përfundon mandatin e dytë si drejtor i Teatrit të Gjilanit

Erson Zymberi përfundon mandatin e dytë si drejtor i Teatrit të Gjilanit

Erson Zymberi ka përfunduar mandatin e dytë në pozitën e drejtorit të Teatrit të Gjilanit, duke mbyllur kështu angazhimin e tij në drejtimin e këtij institucioni. Në një postim të publikuar me rastin e përfundimit të mandatit, Zymberi shprehu mirënjohje për aktorët, kolegët, bashkëpunëtorët artistikë, stafin teknik e administrativ, partnerët dhe publikun me të cilët, sipas tij, e ndau punën dhe përgjegjësinë gjatë këtyre viteve. Ai theksoi se përvoja në drejtimin e teatrit ia ka forcuar bindjen se një teatër ndërtohet përmes besimit, bashkëpunimit dhe krijimit të hapësirës për ide dhe njerëz. “Faleminderit të gjithëve që kontribuuan, që na mbështetën dhe që, me mendimin e tyre kritik, na ndihmuan me u ba ma t’mirë”, shkroi Zymberi. Pas përfundimit të mandatit, ai bëri të ditur se...