Ernest Muçi betonon të ardhmen/ Mbyll dyert në Turqi te Trabzonspori: Flas në fushë

Ernest Muçi betonon të ardhmen/ Mbyll dyert në Turqi te Trabzonspori: Flas në fushë

Ernest Muçi duket se e ka të qartë të ardhmen e tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare konfirmon lidhjen e fortë me Trabzonsporin dhe u dërgon një mesazh të qartë tifozëve turq. 25-vjeçari iu bashkua Trabzonsporit më 6 shtator të vitit 2025, fillimisht në formë huazimi nga Besiktasi. Paraqitjet e tij bindën klubin turk, që gjatë merkatos së kësaj vere vendosi të blejë përfundimisht kartonin e futbollistit shqiptar. Muçi ka shprehur hapur kënaqësinë për aventurën në Trabzon dhe lidhjen që ka krijuar me klubin dhe tifozët. Në një postim në rrjetet sociale, sulmuesi shqiptar premton se do të vazhdojë të punojë fort dhe se përgjigjen e tij do ta japë në fushën e lojës. “Një vit që iu bashkova këtij klubi të mrekullueshëm. Do të vazhdoj...