Erjon Veliaj po e fut bashkinë e kryeqytetit në ngërç për betejën e tij ligjore

Erjon Veliaj po e fut bashkinë e kryeqytetit në ngërç për betejën e tij ligjore

Me anë të një shkrese të firmosur nga ambientet e paraburgimit dhe të shpërndarë në media të shtunën kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj shfuqizoi urdhërin për delegimin e kompetencave të kryetarit tek nënkryetarja e bashkisë Anuela Ristani. Ristani e kryente detyrën e kryetares së komanduar pasi Veliaj u arrestua në 10 shkurt 2025 me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, i akuzuar së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa për ndërtimin e një skeme komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse. Në shkresën e tij Veliaj pretendon se Ristani në mënyrë të vazhdueshme ka refuzuar urdhrat e tij, ka munguar koordinimi institucional dhe...