Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor
Erion Veliaj është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor të Burgut të Fierit, i cili ndodhet brenda të njëjtit institucion penitenciar. Sipas burimeve pranë burgut, zhvendosja e kryebashkiakut të Tiranës ka ardhur pas gjetjeve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KSHH), si dhe ankesave të vetë Veliajt lidhur me trajtimin dhe vlerësimin e gjendjes së tij shëndetësore. Veliaj ka pretenduar se gjendja e tij shëndetësore nuk është vlerësuar siç duhet, duke iu referuar edhe dëmtimeve në këmbë, të cilat, sipas tij, i ka marrë gjatë qëndrimit në Burgun e Durrësit.
Burimi:
gijotina.com