No Image Available

ERION VELIAJ: NE PS KA THIKA PAS SHPINE

Quo Vadis, PS? Pjese nga fjalimi qe do mbante Erion Veliaj ne Asamblene e PS Ishim parti e solidaritetit me njëri-tjetrin. Sot kemi thikat pas shpine. Investonim te faktet dhe e vërteta. Sot te thashethemet dhe intrigat. Harxhonim energji për të gjetur miq. Sot harxhojmë energji për të zbuluar armiq. Bënim garë kush hapte më shumë shkolla, jo kush hapte më shumë biruca. Ishim një skuadër. Sot vendosin një apo dy individë. Ishim të gjithë të Partisë Socialiste. Sot jemi ndarë në njerëz të atij apo të asaj. Rrinim mes njerëzve, në rrugë, kafene dhe markata. Sot i shmangim, sepse nuk përballemi dot me pakënaqësinë e tyre. Kishim Kryeqytetin Evropian të Rinisë, Sportit dhe Kulturës. Sot përballemi me pamjet e dhunës, gazit dhe zjarrit. Indinjoheshim...