“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Flogert Muça komentoi mundësinë që Gjykata e Lartë të marrë një vendim për masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se atij mund të t’i zëvendësohet masa e sigurisë. Sipas Muçës, nëse Gjykata e Lartë vendos për zëvendësimin e masës, ajo do t’i përcaktojë Gjykatës së Shkallës së Parë standardet mbi të cilat duhet të procedojë për masën e re të sigurisë ndaj Veliajt. Analisti shtoi se, nëse Gjykata e Lartë përjashton masën e arrestit me burg, Gjykatës së Shkallës së Parë do t’i mbeten dy variante: detyrimi për paraqitje ose arresti në shtëpi. “Unë mendoj se Erion Veliaj mund të lirohet, domethënë mund të dalë nga burgu, mund të shkojë në...