Erion Veliaj do të mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës

Erion Veliaj do të mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e kryebashkiakut të Tiranës

Erion Veliaj do të vazhdojë të qëndrojë në qeli. Ky është vendi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i marrë sot më datë 15 shtator. Ky vendim u mor pas shqyrtimit të dosjes penale, ku kërkues ishte Erion Veliaj, i cili kundërshtonte masën e sigurisë “arrest me burg”. Në kërkesën e tij, Veliaj kishte kërkuar shfuqizimin e një sërë vendimesh të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Apelit të Posaçëm dhe më herët të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Çështja ishte rikthyer për shqyrtim pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, e cila kishte kërkuar që Gjykata e Lartë të arsyetonte më tej nëse masa “arrest në burg” ishte proporcionale në raport me rrethanat e çështjes dhe statusin e Veliajt si kryetar i...