No Image Available

ERION VELIAJ DEL NGA QELIA, DËRGOHET ME AMBULANCË NË SPITAL

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transportuar këtë të premte nga paraburgimi i Durrësit drejt një spitali privat në Tiranë. Sipas informacionit të publikuar nga Dosja.al, Veliaj është dërguar me ambulancë në spitalin “Salus”. Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar mbi arsyen konkrete të vizitës dhe natyrën e ekzaminimeve që po kryen. Nuk është bërë e ditur nëse bëhet fjalë për një kontroll të planifikuar apo për një problem shëndetësor të shfaqur së fundmi. Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pasi Gjykata e Lartë, më 15 shtator, la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Veliajt, duke rrëzuar rekursin e tij. Veliaj ka kryer edhe më herët kontrolle mjekësore gjatë qëndrimit në paraburgim. Në maj të këtij viti ishte raportuar dhe...