Erion Veliaj bën ndryshime në Bashkinë e Tiranës, shkarkon nga burgu dy nënkryetarët

Erion Veliaj bën ndryshime në Bashkinë e Tiranës, shkarkon nga burgu dy nënkryetarët

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka liruar nga detyra dy nënkryetarët, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra. Ndërkohë ka emëruar në këtë post Etleva Bishën. Bisha është një emër me përvojë në Partinë Socialiste dhe në administratën publike. Ajo ka qenë ndër themelueset e FRESH-it dhe ka marrë pjesë në reformimin e shërbimeve sociale gjatë periudhës kur Erion Veliaj drejtonte ministrinë përgjegjëse për këtë sektor. Në vitet e fundit, Bisha ka punuar në fushën e pushtetit vendor, duke bashkëpunuar me organizata ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri. Por ndryshimet në Bashkinë e Tiranës marrin edhe një dimension politik, për shkak të zhvillimeve të një dite më parë dhe përplasjes së Veliajt me institucionet shtetërore për transferimin e tij në Burgun e Fierit. Kryebashkiaku u transferua...